Celebrities Film & Tv Showbiz

Skandali Clinton – Lewinsky, publikohet traileri i serialit që do të tregojë çdo detaj lidhur me historinë më të përfolur të asaj kohe!

Teksa ndodh që shpesh herë të dëgjojmë skandale lidhur me personalitete, ky mund të jetë një nga më të përfolurit që ka ekzistuar ndonjëherë. Është fjala për skandalin e lidhjes së dashurisë mes presidentin e SHBA, në atë kohë në fuqi, Bill Clinton dhe stazhieres së tij 21-vjeçare, Monika Lewinsky. Kjo histori u bë kryefjala e mediave në atë kohë për muaj me rradhë. Sidomos pasi ai në fillim e mohoi këtë gjë dhe kjo u bë arsyeja që askush nuk e besoi më në rolin e tij si president.

Tani skandali politik është rikthyer në memorien e njerëzve, falë Ryan Murphy si pjesë e serialit “American Crime Story”. Rolin e Bill Clinton do ta luajë aktori Clive Owen dhe në trailerin e publikuar mund ta dëgjojmë teksa thotë: “Unë nuk kam kryer marrëdhënie seksuale me atë grua!” Kasti i aktorëve përfshin gjithashtu Edie Falco në rolin e Hilary, Beanie Feldstein si Monica Lewinsky, Sarah Paulson në rolin e Linda Tripp – Paulson ka zbuluar së fundmi se të luante rolin e Tripp ishte shumë “e frikshme”. Anthony Green do të jetë në rolin e Al Gore dhe Annaleigh Ashford është Paula Jones. Historia do të bazohet në librin e Jeffrey Toobin, “A Vast Conspiracy: The Real Story of the Sex Scandal That Nearly Brought Down a President”, (historia e vërtetë e skandalit seksual që gati shkatërroi një president).

Ndërkohë Monica Lewinsky do të jetë në rolin e producentes në këtë serial. Ajo ka thënë për “Vanity Fair”:

Njerëzit kanë treguar versionin tim të historisë prej vitesh. Në fakt, vetëm tani, pas gati 20 vitesh, unë mund të them variantin tim të historisë. Tani është koha që gratë të flasin dhe të thonë të vërtetën e tyre. Të gjithë librat e shkruar për Clinton, kanë pasur autorë vetëm burra. Por, duke pasur mundësinë që të jem pjesë e produksionit, mund të transmetoj të vërtetën për atë periudhë të jetës sime dhe të sigurohem që ajo që më ndodhi mua, nuk do t’i ndodhë kurrë asnjë vajze tjetër.

Në SHBA, seriali do të ketë premierën e tij më 7 Shtator të këtij viti në orën 22:00, në kanalin FX. Ndërsa nuk dihet ende data e saktë e transmetimint për në Mbretërinë e Bashkuar edhe pse BBC ka transmetuar më parë seritë e tjera të “American Crime”.