Lifestyle

Skandali i “Apple”, rishet pajisjet e përdorura

Partneri i kompanisë amerikane që është përgjegjës për riciklimin e pajisjeve, “Apple” po përballet me akuza të rënda për rishitjen e produkteve në vend të riciklimit të tyre.

“Apple” pretendon se 20% e pajisjeve të tyre janë rishitur e përkthyer kjo në shifra rreth 100 mijë “iPhone”, “iPad” dhe “Apple Watches”.

Shumica e këtyre pajisjeve ishin ende të lidhura me operatorë të ndryshëm telefonikë në botë. Ndërkohë përfaqësues të “Geep Canada” shpjegojnë se pas kësaj ngjarjeje qëndrojnë tre ish-punonjës të saj.

58 milion ton pajisje elektronike kanë dalë nga qarkullimi gjatë 2019-ës dhe më pak se 1/5 është ricikluar prandaj “Apple” duke nisur që nga fillimi i vitit ka vendosur të mos përfshijë adaptorin e karikimin në disa prej produkteve të saj si “iPad” dhe “Apple Watches”.