Aktualitet

Skandali i pasaportave, gazetari që e denoncoi para Komisionit të Sigurisë

Komisioni i Sigurisë organizoi sot një seancë dëgjimore me Gazetarin Adriatik Doçi që denoncoi skandalin me dhënien e shtetësisë nga Presidenti i Republikës. Gazetari i Report TV kreu një investigim dhe doli në konkluzionin se Presidenti ka shkelur  më shumë se një herë procedurat për dhënien e shtetësisë personave që ligji parashikon se duhet të kenë merita dhe cilësi të veçanta. Shkelje janë vënë re edhe në kohën e shpejtë që janë dhënë shtetësi për persona që më parë nuk është kryer verifikimi i organeve ligjzbatuese siç parashikon ligji.

Deklarata e Gazetarit Adriatik Doçi para Komisionit të Sigurisë

“Nga verifikimet e bëra, 90 përqind të personave që kanë marrë nënshtetësi të veçanta, nuk kanë një kontribut. Ky rast ka të bëjë me dhënien e nënshtetësisë i cili është dënuar me 30 vite burg për vrasjen e një familje me 5 anëtarë Arsim Fadil Ramadani i lindur në Kosovë. Nga verifikimet rezulton gjeneralitetet e këtij personi në certifikatën që unë kam gjetur dhe që ka nënshtetësi shqiptare. Ai u dënua me 30 vite dhe është falur nga Presidenti Hashim Thaçi. Ai bën pjesë në listën e 419 personave që kanë marrë nënshtetësi nga Meta”  si VIP Arsim Ramadani është dënuar në të 3 shkallët e gjyqësorit. Ka vuajtur 15 vite burg dhe në 2017 është falur me dekret presidencial”  – tha Doçi.