Celebrities Showbiz

Sofia Vergara nderon Ditën Kombëtare të Kafesë në mënyrën që nuk jua priste mendja!

Zgjohuni dhe nuhasni kafen – rreth trupit të zhveshur të Sofia Vergaras. Aktorja e njohur 49-vjeçare, ndau një postim shumë provokues në llogarinë e saj në Instagram për nder të Ditës Kombëtare të Kafesë, ku pozoi e zhveshur nën një grumbull kokrrash kafeje nga vendlindja e saj, Kolumbia. Ajo shkroi:

Gëzuar Ditën Kombëtare të Kafesë. E gjitha nën kafe kolumbiane.

Kokrrat e kafesë ishin të vendosura në mënyrë që të mbulonin gjoksin e saj, por duhet thënë se nuk i la aspak vend imagjinatës.  Të shumë ishin fansat e aktores që e pëlqyen postimin dhe që komentuan nën fotografinë. Madje njëri komentoi duke thënë se:

Askush nuk po e shikon atë kafe të mallkuar!

Një tjetër shkroi:

Unë dua kokrrat e kafesë mbi të cilat je shtrirë! 

Vergara kohët e fundit foli për përballim e kancerit të tiroides kur ishte vetëm 28 vjeçe. Ajo është shprehur gjatë emisionit “Stand Up To Cancer”, muajin e kaluar lidhur me këtë se:

Lexova çdo libër dhe zbulova gjithçka që munda në lidhje me të.

Aktorja tha se mjekët gjetën një gungë në fytin e saj dhe ajo vendosi të edukojë veten në këtë gjendje dhe jo të jetë nervoze. Vergara shtoi se ajo ishte me fat që zbuloi kancerin herët dhe kishte mbështetje nga familja e saj.

Kam mësuar shumë gjatë asaj kohe, jo vetëm për kancerin e tiroides, por gjithashtu mësova se në kohë krize, ne jemi më mirë duke qendruar së bashku.