Dilema Sociale Gossip Music Showbiz

Soni Malaj rrëfen për ‘rilidhjen’ me Flori Mumajesin…

Soni Malaj është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri, ku ka publikuar 4 albume të suksesshme me këngë të cilat janë kthyer në hite, është fituese e shumë çmimeve në “Këngën Magjike” duke iu afruar shumë finishit.

Për të zbuluar më shumë detaje rreth karrierës së saj artistike, Soni Malaj ishte e ftuar në emisionin “Dilema Sociale” në Top Albania Radio të moderuar nga Eno Popi.

Soni rrëfeu për këngën e saj më të re “Versioni im”, pjesë e “Këngës Magjike 2021”. Ajo u shpreh se ky propozim erdhi nga pruducenti Flori Mumajesi, i cili është dhe tekstshkruesi i kësaj kënge dhe gjithçka ka ndodhur në mënyrë të papritur.

Unë po përgatitesha në fakt për një koncert recital dhe “Kënga Magjike” ishte diçka shumë e paplanifikuar për mua. Ndjeva se mu shtua përgjegjësia, mu shtua puna, pasi “Kënga Magjike” është një festival që kërkon një impenjim shumë të madh…

Soni e prezantoi baladën e saj më të re, ditën e dielë, më 25 Prill dhe u shpreh se ishte kënga e parë që dëgjonte dhe e bënte për të qarë, pasi është mësuar me balada dhe kjo nuk ndodhte, por me këtë këngë ishte ndryshe.

Kur e dëgjova më bëri për të qarë. S’më ka bërë asnjë këngë deri më sot për të qarë. U habita, pasi unë jam mësuar me balada dhe nuk është se i përjetoj dhe aq shumë nga ana emocionale. Kjo këngë më mbërtheu nga ana emocionale dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Në këtë baladë Soni vjen me një produkt të Threedots, muzika e punuar nga Bruno dhe teksti nga Flori. Soni foli më shumë rreth bashkëpunimit me këtë të fundit.

Me Florin kam bashkëpunuar për herë të fundit me albumin tim “Unik”, mund të kenë kaluar gati 10 vite që prej atij bashkëpunimi. Kjo baladë më erdhi si propozim.

Kur u pyet nëse do të vazhdonte më tutje bashkëpunimin me Flori Mumajesin, ajo tha se kjo varet në dëshirën e të dyve për të sjellur projekte të tjera muzikore bashkë.