Bota Tech

SpaceX nënshkruan marrëveshjen për të lëshuar satelitët evropianë në orbitë!

Së fundmi SpaceX ka nënshkruar një marrëveshje për të lëshuar deri në katër satelitë evropianë të navigimit dhe komunikimit të sigurt. Komisioni Evropian si dhe shtetet anëtare të BE-së nuk kanë dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen. SpaceX dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës nënshkruan kohët e fundit një marrëveshje për dy lëshime vitin e ardhshëm, secili me dy satelitë Galileo.

Sipas marrëveshjes, satelitët do të lëshohen në një raketë SpaceX Falcon 9 nga Shtetet e Bashkuara. Pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, Arianespace e Francës ndaloi përdorimin e raketave ruse Soyuz. Një tjetër raketë evropiane, Vega C, dështoi gjatë lëshimit dhjetorin e kaluar, duke rezultuar në humbjen e dy satelitëve Airbus. Në këtë kontekst, agjencia evropiane e hapësirës iu drejtua SpaceX, e cila është vendosur si kompania dominuese e raketave.

SpaceX lëshoi teleskopin evropian Euklid në një raketë Falcon 9 në korrik dhe është vendosur të nisë një anije kozmike evropiane vitin e ardhshëm për të hetuar një asteroid. Musk ka pasur një marrëdhënie të vështirë me qeveritë evropiane këtë vit. Në maj ai u takua presidentin francez Emmanuel Macron dhe udhëheqës të tjerë. Miliarderi i teknologjisë më pas tha se Tesla ka të ngjarë të bëjë investime të rëndësishme në Francë.

Por biznesmeni ka pasur konflikte me BE për postimet në platformën e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, që zyrtarët e akuzuan se shkeli rregullat e reja të bllokut kundër dezinformatave dhe përmbajtjeve të dëmshme.

Rikujtojmë, se kompania SpaceX ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me planet e saj për një shërbim satelitor të destinuar për telefona përmes një faqe interneti kushtuar Starlink. Faqja e re për “Starlink Direct-to-Cell” premton mbulim të kudondodhur nga kullat telefonike të vendosura në hapësirë që do të funksionojnë mbi rrjetin standard LTE. Informacioni në dispozicion aktualisht thotë se shërbimi i tekstit do të jetë i disponueshëm në 2024 dhe shërbimet e zërit, të dhënave dhe IoT në 2025.