Bota

Spanja pranon sot të gjithë turistët e vaksinuar nga koronavirusi!

Nga sot, Spanja hap kufijtë për të vaksinuarit kundër COVID-it nga e gjithë bota. Destinacioni i dytë turistik botëror vendosi të rihapë portet dhe plazhet për turistët e vaksinuar, me shpresën për të rimëkëmbur një sektor kyç të ekonomisë spanjolle, të shkatërruar nga pandemia. Ndërkaq, vendi ende konsiderohet i rrezikuar nga Britania e Madhe që vendos karantinë në rikthim për shtetasit e saj, çka pritet t’i largojë ata që t’i drejtohen Spanjës.

Ministrja e Shëndetësisë, Carolina Darias:

Spanja është destinacion i sigurt! Vendi ndodhet në rrugën e duhur për të rigjetur lidershipin turistik botëror ndërkohë që ka regjistruar rënie me 77% në 2020-ën pasi priti 83.5 milionë vizitorë në 2019-ën.

Një tjetër lehtësim që synon të ringjallë turizmin është për europianët e pavaksinuar, të cilët kishin të drejtë të shkonin në Spanjë me test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orësh. Tani do të jenë në gjendje të kënaqen me një test antigjenik, shumë më të lirë.

Për profesionistët e sektorit, kjo ditë do të shënojë kthimin e madh të turistëve të huaj. José Luis Prieto, president i Unionit të Agjencive të Udhëtimit UNAV, ka nisur të besojë për një “rikuperim spektakolar”.

Operatorët turistikë kanë konstatuar kërkesë të madhe për informacion gjatë tre javëve të fundit në Britaninë e Madhe, Francë dhe Gjermani, tre tregjet më të mirë për sektorin turistik spanjoll.