Bota

Statistikat “ulëritëse” për dhunën dhe vrasjen e grave, reagon Papa Françesku!

Papa Françesku foli së fundmi për dhunën dhe vrasjen e grave dhe shprehu se është e qartë se edukimi i burrave për respekt dhe marrëdhënie të shëndetshme është mëse i nevojshëm. Në një konferencë, Papa Françesku shtoi se edukimi formon një person dhe një shoqëri dhe paralajmëroi se nuk duhet harruar ndërgjegjësimi për zhvillimin njerëzor, pasi kjo është pikërisht ajo që do të përmirësojë shoqërinë në të ardhmen. “Duhet të mbani mend se njerëzit prej mishi e gjaku duhet të respektohen si të afërmit tuaj”,-tha kreu i Kishës Katolike.

Ndërkaq, sa i përket konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit, Papa Françesku u shpreh se kjo e tejkaluar luftën dhe është bërë “terrorizëm”. Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Rripin e Gazës. Duke folur para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit pas takimeve në rezidencën e tij, Françesku tha se dëgjoi nga afër se si “të dy palët janë duke vuajtur” në këtë konflikt. Ai bëri thirrje për lutje në mënyrë që të dy palët nuk do “të vazhdonin me pasionet, të cilat, në fund, i vrasin të gjithë”.

Ndërkaq, rikujtojmë se Vatikani do të hapet për transeksualët dhe homoseksualët. Asgjë nuk mund t’i pengojë edhe transeksualët të kërkojnë dhe të marrin pagëzimin. Ata gjithashtu mund të jenë kumbarë dhe dëshmitarë të dasmës në kishë. Drita jeshile u jepet edhe kumbarëve homoseksualë që jetojnë me një person tjetër. Këto janë indikacionet që vijnë nga Dikasteri për Doktrinën e Besimit, i drejtuar nga Kardinali Victor Manuel Fernandez dhe të cilat u miratuan shprehimisht nga Papa Françesku. Nëse për të marrë pagëzimin është e vështirë të imagjinohet përjashtimi nga Kisha i të rriturve që e kërkojnë atë, për sa i përket figurës së kumbarëve në pagëzim dhe dëshmitarë të dasmës, apo njerëzve të thirrur për të mbështetur të interesuarit për besimin, indikacionet e Vatikanit janë të paprecedenta.