Celebrities Health & Beauty Lifestyle Showbiz

Stresi ju irriton lëkurën?! Pa merak, nuk jeni të vetmit, edhe Chiara Ferragni ka të njëjtin hall!

Si të gjithë njerëzit e zakonshëm edhe personazhet publikë, kanë ditë të këqija me lëkurën e tyre. Së fundmi, blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka folur rreth akneve që ka aktualisht në zonën e mjekrës. E çuditshme të shihni se si një blogere si Chiara që duket aq e përsosur në fotot e saj të mos e ketë fare problem t’i mbulojë këto njolla të lëkurës. Ndërkaq, Chiara ka shkruar se:

Për pjesën më të madhe të jetës sime adoleshente/e rritur, pasiguria ime më e madhe fizike ka qenë lëkura ime. Gjithmonë kam pasur akne dhe të tregoja lëkurën time kur ishte e përflakur ishte shumë e sikletshme për mua. Në 6 vitet e fundit lëkura ime ka ndryshuar dhe është bërë shumë më mirë, ajo që më ndihmoi vërtet ishte të balancoja hormonet e mia me inositol (plotësisht natyral), të bëja një jetë më të lumtur dhe të mos mendoja shumë. Herë pas here kam shpërthime dhe është plotësisht në rregull dhe kam bërë paqe me situatën. Ditën që u liruam përfundimisht nga spitali, pata një skuqje shumë të keqe në pjesën e djathtë të mjekrës sime. Fajësoj hormonet e mia + padyshim niveli super i lartë i stresit. Mund të kisha shmangur të flisja dhe ta tregoja, por më pas po mendoja.. Pse të mos flas për të? Duhet të normalizojmë edhe ditët e këqija të lëkurës dhe të mos kemi presionin për t’u ndjerë ndonjëherë perfekt.

Rikujtojmë se këto ditë nuk kanë qenë më të mirat për Chiara-n dhe bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Fedez. Reperi u operua për një formë të rrallë të kancerit të pankreasit. Pasi doli nga spitali, artisti postoi disa foto në Instagram me stafin mjekësor që e ndoqi.

Pranë tij gjatë gjithë kësaj kohe ka qëndruar edhe bashkëshortja Chiara, e cila ka ndarë shpesh momente nga kjo eksperiencë e vështirë për ta. Para disa ditësh bukuroshja italiane reagoi duke postuar një seri fotosh ku ishte së bashku me bashkëshortin e saj. Ajo u shpreh se si e përjetoi të gjithë këtë përvojë dhe se sa e frikësuar është ndjerë.