Celebrities Gossip Showbiz

“Stuhia” Megan Fox po vjen, aktorja do të zbulojë sekretet e meshkujve në një libër me poezi!

Aktorja e njohur Megan Fox ka shkruar një libër me poezi, në të cilin synon të zbulojë sekretet e meshkujve. Siç ka treguar aktorja përmes Instagramit të saj, është lodhur duke mbajtur sekrete të të tjerëve, ndaj ka ndërmend t’i ekspozojë të gjitha në librin e saj. Ylli i kinematografisë ka postuar një foto, me kopertinën e një libri, ku ka gojën e një gruaje të vizatuar, duke kafshuar një gjarpër. Libri i saj quhet: “Djemtë e bukur janë helmues”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

“Këto poezi janë shkruar në një përpjekje për të hequr sëmundjen që kishte zënë rrënjë tek unë për shkak të heshtjes sime. Kam kaluar gjithë jetën time duke mbajtur sekretet e njerëzve. Trupi që dhemb nga pesha e mëkateve të tyre”,-ka shkruar aktorja duke shpjeguar qëllimin e librit të saj. “Liria ime vazhdon në këto faqe dhe shpresoj se fjalët e mia mund të frymëzojnë të tjerët që të marrin lumturinë dhe identitetin e tyre, duke përdorur zërin e tyre për të ndriçuar atë që është varrosur në errësirë, por që nuk është harruar,”-vazhdoi Fox.