Sport

Suedi-Ukrainë, formacionet me të cilat mund të luajnë!

Angli-Gjermani nuk është e vetmja ndeshje për sot, në 21:00 luhet edhe Suedi-Ukrainë. Me objektivin për të ecur përpara në këtë Europian do të ndeshen në Hampden Park të Gllasgout.

Njëra mes tyre do të përballet me fituesen e takimit Angli-Gjermani. Ndryshe nga Suedia, Ukraina e siguroi kualifikimin mes të tretave më të mira.

Tekniku suedez  Janne Andersson komentoi sfidën me Ukrainën e pranoi se nuk e njeh dhe aq mirë.

Më duhet ta pranoj se nuk e njoh shumë mirë por kemi të bëjmë me një komb të madh. Deri këtu nuk na ka rënë lotaria dhe kemi punuar mbi mënyrën si luajnë kundërshtarët! Të gjithë lojtarët janë në dispozicion!

Në kampin ukrainas, trajneri Andriy Shevchenko lavdëroi Suedinë për rrugëtimin e deritanishëm e paralajmëroi lojtarët:

Suedia është skuadër shumë e organizuar. Kanë stil të qartë loje, të cilin e ndjekin gjithnjë! Gjërat që bëjnë, i bëjnë shumë mirë! Suedia është shumë e fortë fizikisht e thuajse nuk i humbet kurrë duelet individuale!

Formacionet e mundshme:

SUEDIA (4-4-2): Olsen; Lustig, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Larsson, Ekdal, Olsson, Forsberg; Isak, Kulusevski. Trajneri Andersson

UKRAINA (3-5-2): Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko; Karavaev, Shaparenko, Sydorchuk, Zinchenko, Mykolenko; Yarmolenko, Yaremchuk. Trajneri Shevchenko