Lajmet e fundit

Sulejman Mema: “Futbollistët tanë e kanë të vështirë të koordinojnë lëvizjet!”

Nuk mund të mungojë e premtja juaj e preferuar sportive dhe padiskutim ku tjetër përveçse në TAR. “Paso” erdhi këtë episod me diskutime dhe shumë të ftuar ashtu si gjithmonë. Kryefjala këtë herë është Derby dhe nuk mund të mungonte një analizë e hollësishme që e sjell për dëgjuesit e radios i ftuari në një lidhje telefonike, Sulejman Mema.

I pyetur se si e sheh këtë renditje të deri më tanishme në këtë Derby, Mema është shprehur se mund të ndryshojë pasi skuadrat nuk janë aty ku duhet.

Partizanin nuk e shoh aty ku është në renditje. Nuk është e qetë si skuadër. Do ta ketë të vështirë për t’u kthyer. Tradita që ka Partizani po nuk ishte nën presion nuk luan. E shof Tiranën ka një mesfushë shumë solide, shumë ushtarake. Dua që ta fitojë Tirana se ka kohë që nuk merr kampionat, ka punuar shumë. 

Teksa gjithashtu Mema ka folur për ndeshjet që pritet të luhen në ditët në vijim që janë pjesë e Derby-t duke u shprehur se pritet të ketë shumë emocion.

Unë shikoj që të gjitha ndeshjet janë shumë të forta. Nuk mund të thuash që Laçi është ndeshje e dobët. Nuk i veçoj dot. Forca e një skuadre shihet kur janë keq. Vllaznia këtë periudhën e fundit ndoshta jo aq lartë, por po luan shumë bukur. Është shumë e lehtë të luaj në mbrojtje. Skuadër euforike, ka një sulmues shumë të mirë.

Sulejman Mema u shpreh për “Paso” se skuadrat tona kanë një ndryshim nga viti i kaluar, pasi kanë filluar të luajnë më bukur.

Nga vjet, sivjet shoh që ka ngritje dhe futbolli jonë. I rëndësishëm është qarkullimi i topit. Pa atë nuk ka asnjëherë futboll të bukur. E kanë pak të vështirë futbollistët tanë të koordinojnë lëvizjet.