Aktualitet Rajoni

Sulm me armë zjarri drejt një autobusi me nxënës në Kosovë, të paktën 3 viktima e disa të plagosur!

Të shtëna me armë zjarri drejt një autobusi me nxënës në Kosovë. Mediat vendase raportojnë se ka ndërruar jetë shoferi dhe dy nxënës, ndërsa dy të të mitur të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Dyshohet se ka humbur jetën edhe fatorino i autobusit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit!

Viktimat nxënës dyshohet se janë të shkollës së mesme, Gentiana Mustafaj 17-vjeç dhe Ledion  Hamzai  18-vjeç.

Sipas infomacioneve të para, dyshohet se disa persona të maskuar kanë sulmuar autobusin e linjës Deçan-Gllogjan

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar sulmin.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi ngjarjen e rëndë!

Vijon …