Celebrities Music Showbiz

“Sunny Hill Festival” organizohet sërish në Prishtinë, Dua Lipa më krenare se kurrë!

“Sunny Hill Festival 2022” është rikthyer në Prishtinë, pas lajmeve të fundit ku u tha se do të organizohej në Tiranë pak ditë më parë. Në një deklaratë të përbashkët të Ministrisë së Kulturës, Komunës së Prishtinës dhe organizatorëve të “Sunny Hill” u konfirmua se festivali do të mbahet në Prishtinë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

Megjithatë, festivali do të vazhdojë edhe në Tiranë më datën 26, 27 dhe 28 gusht, duke shënuar herën e parë të mbajtjes së tij në kryeqytetin tonë. Ndërkohë, nuk dihet ende lokacioni i mbajtës së festivalit në Prishtinë këtë vit, që po rikthehet pas dy vitesh pauzë për shkak të pandemisë COVID-19.

E lumtur për këtë është shprehur edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila në një postim në llogarinë e saj në Instagram u shpreh se ndihet krenare për faktin që “Sunny Hill” po rikthehet në shtëpinë e tij. Ajo u shpreh:

Me zemrën plot dhe e lumtur, jam krenare të them se është vendosur që festivali ynë “Sunny Hill” të vazhdojë në shtëpinë bazë të tij në 4, 5, 6, 7 gusht në Prishtinë, Kosovë dhe tani do të bëjmë edhe 26, 27, 28 gusht në Tiranë në Shqipëri. Mezi presim t’ju shohim të gjithëve atje! Më shumë emra do të zbulohet së shpejti… Me dashuri Dua.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në Twitter. Ajo ka shkruar:

Mirë se vjen në shtëpi Dua Lipa! Mezi presim të kemi “Sunny Hill Festival” në Prishtinë ku e ka vendin.