Showbiz

Surpriza më e ëmbël në botë, Drake viziton fansen 11-vjaçare para operacionit

Pak para se të hynte në sallën e operimit, Sofia Sanchez ka marrë surprizën më të bukur ndonjëherë.

Vogëlushja 11-vjeçare vuan nga kardiomiopatia dhe në mënyrë që të mbijetojë kishte nevojë për një transplant zemre dhe pak minuta para operimit ajo është vizituar nga idhulli i saj, Drake.

Reperi i famshëm kishte parë thirrjen e saj në rrjetin social Instagram të spitalit ku po kurohej dhe menjëherë është nisur drejt Chicago-s për ta takuar.

Sofia bërtiti me të madhe kur pa këngëtarin e saj të preferuar të hynte në dhomë dhe u sigurua që të gjithë ta dinin se Drake kishte ardhur vetëm për të.

Ata kënduan, kërcyen madje performuan në korridorin e spitalit sfidën “In My Feelings”.