Aktualitet Politikë

“Ta gëzojë edhe një mandat Rama”…ja çfarë mendon publiku për rizgjedhjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së!

Ditën e djeshme doli rezultati kryesor i votimit në Partinë Demokratike për kreun e ri të saj. Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Selinë Blu, Jemin Gjana deklaroi se votoi 54.5% e anëtarësisë. Zyrtarisht Lulzim Basha fitoi me 81% të votave, ndërsa Agron Shehaj renditet i dyti me 6 mijë e 38 vota. Më pas renditja vijoi me Edit Harxhin dhe Fatbardh Kadillin. Me këtë rezultat, Lulzim Basha do të jetë sërish në krye të PD-së për një mandat tjetër 4 vjeçar.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi ne në faqen tonë në Instagram publikuam këtë vendim dhe pyetëm publikun se çfarë mendimi kishin për këtë rezultat. Shumë ndjekës të faqes dhanë opinionin e tyre se ky vendim për ta ishte mëse i pritshëm, të tjerë u shprehën totalisht kundër dhe disa të tjerë menduan se rizgjedhja e Bashës përsëri si Kreu i PD-së i hap rrugën Edi Ramës për një tjetër mandat.

Dikush ka shkruar:

Ta gëzojë edhe një mandat Edi Rama.

Po ju, si mendoni?

Rikujtojmë, se para disa ditësh Kuvendi i Shqipërisë vendosi që Ilir Meta nuk duhet të vazhdojë të jetë më President i Republikës. Me 104 vota pro, 7 kundër e 3 abstenime u vendos shkarkimi i kreut të shtetit për shkelje kushtetuese.

Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi i cili bëri bujë të madhe mediatike, ne në faqen tonë në Instagram publikuam këtë vendim dhe pyetëm publikun nëse ishin dakord ose jo me këtë zgjedhje të Kuvendit.