Showbiz

Takon Jay-Z dhe Beyonce në gjendje të dehur, ja çfarë ndodh me aktoren e “GOT”

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ylli i “Game of Thrones”, Emilia Clarke ka rrëfyer për një incident të sikletshëm që i ndodhi në festën e “Vanity Fair” pas ceremonisë së ndarjes të çmimeve “Oscar”.

33-vjeçarja tregoi se kur takoi për herë të parë Jay-Z dhe Beyonce nuk ishte në gjendjen e saj më të mirë. “Kisha pirë disa gota gjatë festës së “Vanity Fair” kur papritur kisha përballë ikonat e muzikës Jay-Z dhe Beyonce. Nuk dija ç’të bëja kështu që ja plasa të qarit. Ishte kaq e sikletshme” ,-u shpreh ajo.

Të gjithë shtangën në momentin kur Emilia shpërtheu në lot ndërkohë që dyshja e këngëtarëve u larguan pasi nuk e kuptuan çfarë shkoi keq.