Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Talebanët i presin kokën volejbollistes së ekipit kombëtar.

Një lojtare të ekipit të volejbollit të të rinjve të Afganistanit, Mahjubin Hakimi, iu pre koka nga talebanët në Kabul. Lajmi u raportua nga mediat indiane, referuar deklarates se trajnerit te saj.

Vajza dyshohet se u vra në fillim të tetorit, por lajmi nuk u publikua nga familja e saj nga frika e hakmarrjes.

Sipas trajnerit, rrethanat e vrasjes së sportistes i dinë vetëm familjarët. Para se të vinin në pushtet talebanet,  volejbollistja luante për ekipin komunal të kryeqytetit afgan. Nga vajzat e ekipit kombëtar të të rejave, shtoi trajneri, vetëm dy arritën të iknin jashtë vendit, ndërsa të gjithë të tjerat “u detyruan të iknin dhe të fshiheshin” dhe përpjekjet për të gjetur “ndihmë nga organizatat dhe vendet ndërkombëtare ishin të pasuksesshme”.

Javët e fundit, rreth tridhjetë atletë nga ekipi kombëtar i volejbollit në Afganistan kishin thënë tashmë se kishin frikë nga dhuna dhe hakmarrjet nga talebanët për aktivitetin e tyre sportiv, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar t’i ndihmonte ata të largoheshin nga vendi.