Showbiz

Tashmë në pension, Cameron Diaz zbulon përse hoqi dorë nga aktrimi

Ylli i Hollywood-it, Cameron Diaz edhe pse është në pension ende nuk e ka humbur shkëlqimin e saj.

Në një intervistë për emisionin online të Gwyneth Paltrow, Cameron rrëfeu me detaje se përse mori vendimin që të dilte në pension ndërkohë që publiku e kërkonte në projekte të reja filmike.

Ajo u shpreh se nuk kishte thuajse fare kohë për veten e saj apo jetën familjare. Për të ishte shumë e lodhshme që të kurohej gjatë gjithë kohës jo vetëm për skenat e filmit por edhe për çdo dalje filmike.

“Është diçka e çuditshme për tu thënë, shumë njerëz nuk kanë për ta kuptuar, e di që ti do e kuptosh, por ishte aq e lodhshme të punoje në ato nivele dhe të ishe dikush që gjithçka e ndan me publikun. Shpenezoja shumë energji, jo vetëm për punën si aktore, por edhe për të gjithë daljet publike, intervistat, gjithçka më merrte gjithë energjinë që kisha.” -tha ajo.

Së fundmi, Cameron Diaz është krejtësisht e fokusuar tek industria e shëndetit dhe mirëqënies dhe sapo ka nxjerrë brand-in e saj të verës organike të quajtur “Avaline”.