Të bardhë apo të verdhë?! Dhëmbët më të fortë dhe më të shëndetshëm sipas ekspertëve!

Dhëmbët e shëndetshëm janë më të fortë, pavarësisht nëse janë të bardhë ose të verdhë. Dhëmbët e bardhë të bukur që i shohim nëpër filma duhen harruar që mund t’i kemi në realitet. Ato janë shtresa artificiale dhe nuk janë të shëndetshme. Dhëmbët e tillë nuk janë të fortë, kërkojnë kujdes të veçantë, sidomos atëherë kur jeni duke ngrënë ushqim.

Më të fuqishëm janë, padyshim, dhëmbët e shëndetshëm natyralë, ndërsa ata nuk janë të bardhë. Dhëmbët e shëndetshëm janë me nuanca më të errët, prandaj duken sikur të jena të verdhë. Ngjyra natyrale e smaltit të dhëmbëve është e kaltër në të bardhë, por ajo njëkohësisht është edhe paksa e tejdukshme, ashtu që në kombinim me të verdhën jep ngjyrën, e cila është ose e hirtë e ndritshme ose e verdhë e ndritshme.

Ngjyra e errët e dhëmbëve mund të jetë pasojë e pirjes së duhanit ose pasojë e ndonjë çrregullimi të rrallë metabolik. Kjo mund të rregullohet me zbardhimin dhe shkëlqimin e shtresës së sipërme të smaltit, e cila nëse realizohet nga ekspertët, asnjëherë nuk është e dëmshme. Sipas hulumtuesve nga Tajvani, pastrimi vjetor i dhëmbëve mund të zvogëlojë rrezikun nga infarkti i zemrës në masën 24% krahasuar me ata që i shmangen këtij trajtimi. Hulumtuesit e prezantuan këtë raport në takimin e Asociacionit Amerikan të Zemrës në Orlando, Florida. “Pastrimi i dhëmbëve ul nivelin e baktereve në gojë të cilat mund të shkaktojnë inflamacione kronike”-,thotë autorja e studimit Zu-Yin Chen.

Një ilaç i zbuluar nga studiuesit japonezë një ditë mund të na lejojë të rigjenerojmë dhëmbët tanë. Studiuesit në Japoni po zhvillojnë një ilaç që besojnë se do t’u mundësojë njerëzve të rrisin dhëmbë të rinj për të zëvendësuar ata që kanë humbur. Ilaçi për rritjen e dhëmbëve të rinj së shpejti do të hyjë në provat klinike te njerëzit, pasi është treguar efektiv te kafshët. Nëse provohet i sigurt dhe efektiv te njerëzit, ilaçi i zbuluar mund të na mundësojë rigjenerimin e dhëmbëve të humbur për shkak të lëndimit, prishjes së dhëmbëve ose pleqërisë.