Celebrities Gossip Showbiz

“Të dashur repera…” Stresi ka një mesazh për kolegët e tij dhe nuk është aq miqësor!

tresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Siç ishte dhe më i fundit që erdhi në bashkëpunim me One T dhe mban titullin ‘Win Win’. Artisti lajmëroi se së shpejti do të publikojë edhe këngë të tjera të reja. Përpos karrierës si artist, aktiviteti dhe postimet e reperit në rrjete sociale shpesh bëjnë shumë bujë. Ashtu si ka ndodhur dhe me një nga Instastory-t e tij më të fundit ku Stresi duket se ‘thumbon’ kolegët e tij repera.

Po ju sqaroj diçka të dashur repera, të gjithë e dimë që është komplet ndryshe nga çfarë flisni nëpër këngë dhe çfarë jeni në realitet!!! Lërini kunjat nëpër këngë se ju të hani m… pa rënë në tokë. Ju e kush ju vjen ju mbrapa.

Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është padyshim një nga më të bukurat! Reperi ka qenë i lidhur me të që kur ajo ka qenë një adoleshente dhe edhe pse distanca u bë shkak për ndarjen e tyre, pasi Keisi jeton në Kanada dhe reperi është vazhdimisht në lëvizje, dyshja vazhdon të ruajnë marrëdhënie shumë të mira.

Së fundmi një video e postuar nga Keisi në Instastory ka ngritur dyshimet për ndonjë ribashkim mes saj dhe Stresit.