Showbiz

Të famshmit zhvishen për një kauzë të rëndësishme

Nëse hyni në explorer të Instagram-it dhe herë pas herë ju shfaqen personazhe të famshëm të Hollywood e të industrisë së muzikës të zhveshur diku, mos u habisni.

Yjet e kinemasë e të muzikës janë bërë bashkë për një kauzë të rëndësishme në SHBA, votimin. Ata kanë nisur të postojnë video ku shfaqen të zhveshur, si simbol apo kujtesë që njerëzit të votojnë me shumë kujdes këtë vit.

“Ideja është se nëse përdoret një ngjyrë e gabuar e stilolapsit, ose nuk mblidhet si duhet fleta e votimit, ajo mund të mos llogaritet. Kjo nuk është çështje partiake, por prek të gjithë njerëzit që planifikojnë të votojnë me postë”, – tha themeluesi dhe CEO i grupit, në një njoftim për shtyp.

Këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë njerëz se kurrë po planifikojnë të votojnë me postë për shkak të pandemisë dhe një gabim sado i vogël mund t’i kushtojë shtrenjtë vendit ku jetojnë.

Videoja u prodhua nga “Represent Us”, një grup jopartiak që lufton korrupsionin në politikë.