Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Horoskopi

Të gjithë bëjmë për dashurinë, por jo sa këto tre shenja

Nëse mendoni se sakrifikoni duke dhënë apo bërë gjithçka për njeriun e zemrës, e keni shumë gabim. Kur të lexoni më poshtë artikullin do të kuptoni se ka disa karakteristika njerëzish që realisht japin shumë nga vetja për ta shndërruar në përsosmëri ndjenjën e dashurisë.

Dhe ja cilat janë 3 shenjat e horoskopit që janë në gjendje të bëjnë gjithçka për dashurinë. Ju mund t’i hidhni një sy nëse është e juaja apo e partnerit tuaj.

1.Dashi:

Në qoftë se partneri apo partnerja juaj i përket shenjës së dashit konsiderojeni veten me fat, pasi dashët janë ithtarë të dashurisë së vërtetë.

Ata duan të përjetojnë sa me shumë emocione pranë partnerit. Asgjë nuk i tremb për të pasur marrëdhënien e ëndërruar.

2.Peshorja:

Peshoret janë pasionante të lindura, të gatshme për të bërë çdo gjë që lidhja të funksionojë siç duhet. Ato janë të gatshme të marrin avionin, trenin, biçikletën, madje të hipin edhe në shpinën e një deveje për të shkuar pranë dashurisë.

Por, sakrificat në emër të dashurisë nuk nënkuptojnë vetëm zhvendosje fizike, por edhe të bësh kompromise duke hequr dorë shpeshherë edhe nga dëshirat e tyre.

3.Virgjëresha:

Virgjëreshat janë shumë pasionante në dashuri, por kur gjërat shkojnë keq ato braktisin menjëherë gjithçka. Vlerësojnë ndershmërinë më shumë se çdo gjë tjetër dhe presin që partneri i tyre t’ua kthejë me të njëjtën monedhë.

Nuk u pëlqejnë lojërat, duan lidhje të qëndrueshme e të gjata. Dashuria për ta është forca më e bukur që mund të udhëheqë jetën e një njeriu.