Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë duhet të kemi komoditetin e Sarës kur udhëton…

Përpos karrierës si artist edhe jeta personale e Ledri Vulës është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha. Kjo e fundit nuk i kursen postimet në rrjete sociale nga përditshmëria e saj duke na treguar rutinën e saj. E më parë bukuroshja ndau me ndjekësit një foto ku tregon se ndodhet në avion dhe është veshur me pizhama për t’u ndjerë sa më rehat gjatë udhëtimit të saj.

Unë që udhëtoj me pizhama

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars”, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…