Celebrities Gossip Showbiz

Të gjithë e paskemi një të përbashkët me Loredanën!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Më i fundit në fakt është një Instastory ku me anë të një ‘selfie’, Lori na tregon gjendjen e saj momentale të humorit që besojmë të gjithë e kalojmë shpeshherë. Bukuroshja shfaqet shumë e frustruar dhe e mërzitur nga diçka ose dikush (ose gjithçka) dhe me sportivitetin më të madh nuk ka ngurruar ta shfaqë në rrjete sociale pasi nuk do postojmë vetëm momente pozitive në fund të ditës…

Gjendja ime në këto momente

Shumë spekulime ka pasur nëse Lori është apo jo në një lidhje e me anë të një postimi në Instastory duket se ka pranuar se ka gjetur dashurinë e saj. Kjo pasi teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të dorës së saj ku mban një orë elektronike e cila është e lidhur me telefonin dhe mesazhet shfaqen aty. Por duket se në mënyrë të qëllimshme reperja ka zgjedhur të zbulojë mesazhin që i është dërguar dhe shkruhet: “Të dua zemër”.