Love & Sex

Të kryeni marrëdhënie që në takimin e parë heq mundësinë për një lidhje serioze? Ja çfarë thonë ekspertët

Edhe pse jetojmë në një shoqëri të zhvilluar, njerëzit ende vazhdojnë të shqetësohen nëse duhet apo jo dy të rritur të vetdijshëm për veprimet e tyre të kryejne marrëdhënie intime që në takimin e parë apo jo. Ose se të paturit një lidhje seksuale tregon se nuk mund të gjesh një dashuri që zgjat. Një shprehje e vjetër thotë: “Pse të blesh qumështin kur mund të marrësh lopën falas?”, nëse kjo do të ishte e vërtetë, mendoni se çdo cift që shihni së bashku kanë pritur me të vërtetë disa takime para se të flinin së bashku? Jo, sigurisht që jo.

Kështuqë, nëse gjendeni duke ‘fajësuar’ veten, “Unë shkova me të në takimin e parë, po tani?”, mos u shqetësoni. Seksi në takimin e parë nuk shkatërron mundësitë e një lidhjeje.Në fakt, në disa raste mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse personi që pëlqeni është i duhuri. Se çfarë opinioni ka shoqëria për këtë bën mirë të mos ju interesojë për sa kohë është ajo cfarë ju bën të ndiheni komode.

A ka persona që do ta përdorin kryerjen e marrëdhënies seksuale si një faktor për të mos patur një lidhje? Absolutisht, por aq më mirë! Dhe ju nuk do të donit të krijonit diçka afatgjatë me të tillë meshkuj.

Ekspertët ju japin shpjegimin e duhur për tre pyetjet që bëhen më shpesh në të tilla raste:

A është një ide e keqe të kryesh marrëdhënie që në takimin e parë?

Kohët kur thuhej se nëse fleni me dikë, ata do ta humbin të gjithë respektin që kanë për ju kanë ikur. Jo çdo lidhje midis dy njerëzve është e thënë të përfundojë në diçka serioze, ndonjëherë mund dhe thjesht të kaloni bukur me ta.

Luke Thao, një terapist i licensuar i marrëdhënieve në çift tregon për EliteDaily se nuk ka asgjë të keqe të zgjedhësh të kryesh marrëdhënie intime që në takimin e parë për sa kohë kjo gjë të bën të ndihesh komode.

Të gjithë jemi të ndikuar nga fjalët negative që prej kohësh kemi dëgjuar të thuhet për seksin që në takimin e parë. Edhe nëse zgjedh të mos kryesh marrëdhënie, është shumë në rregull. Të kesh shumë informacion, vetdije dhe dashuri për veten janë ato që të duhen më së shumti.

A do të thotë se kryerja e marrëdhënies seksuale që në takimin e parë se humb shanset per një lidhje serioze?

Këtu qëndron çështja: Të flesh me dikë në takimin e parë mund t’ju tregojë se nuk ka kimi mes jush, kështuqë teknikisht humb shanset për një lidhje ende pa zbuluar mos ngjashmëri të tjera. Dhe sinqerisht, a nuk do të donit ta zbulonit herët apo vonë?

Sidoqoftë, teksa tabuja për seksin në takimin e parë po venitet, disa ekspertë ende ju paralajmërojnë për disa gjëra. Njëra prej tyre është të merrni në konsideratë se si kimia seksuale ndonjëherë ju errëson gjykimin. Eksperti i takimeve në çift thotë:

Nga momenti që flen me dikë mund të kesh tendencën që ti lësh gjërat të rrjedhin. Kimia nuk është gjithmonë miku juaj më i mirë, nëse po kërkoni për dikë që doni ta keni gjithmonë. Asnjëherë mos sakrifikoni nevojat tuaja dhe mirëqenien emocionale, pavarësisht sa i mirë mund të ketë qenë seksi me ta.

Një arsye tjetër e mirë pse mund të doni të tërhiqeni, të paktën në takimin e parë? Hoffman tregon se tundimi para seksit mund të jetë argëtues.

Ka një fazë magjike para se të kryeni marrëdhënie intime dhe ju po i njihni ende. Nëse jeni të interesuar për diçka serioze dhe doni të jeni me atë person per një kohë të gjatë, përse t’ja humbni vetes atë fazë?

Si duhet të veproj pasi kam kryer marrëdhënie seksuale në takimin e parë?

Nëse zgjidhni të kryeni marrëdhënie në takimin e parë, duhet të jetë sepse kjo është ajo që ju doni, jo sepse tendencat e jashtme jua ‘obligojnë’.

Është plotësisht normale të bëni seks si një formë e pastër kënaqësie pa ndjerë ende një tërheqje romantike me ta ose pa qenë në një lidhje. Mund të ndiheni fizikisht dhe seksualisht të tërhequr ndaj tij, por thjesht nuk shihni një të ardhme me ta. Ndoshta nuk jeni duke kërkuar diçka serioze. Gjithçka është normale, pasi është trupi juaj dhe mund të bëni cfarë të doni me të.

Thënë kjo, ju ndihmon të keni një bisedë me partnerin tuaj për cfarë të dy kërkoni nga kjo lidhje. Sa më shumë të keni biseda të ketij lloji, aq më natyrale dhe më shumë besim fitoni në vete.

Mund të flini me dikë 15 minutat e para të takimit ose mund të prisni deri në përjetësi për të patur diçka intime me ta, asnjë nga të dyja mundësite nuk ju garanton një lidhje të gjatë dhe që do të zgjasë përgjithmonë. Kështuqë, ështe shumë në rregull, nëse bëni çfarë dëshironi në mënyrë të sigurt, ose nëse zgjidhni të prisni. Personi i duhur për ju do të dojë çfarëdo vendimi që ju merrni.