Botë e Çuditshme Lifestyle

Të ofendosh e të hedhësh ushqime para klientit?! Në këtë restorant tanimë është traditë!

Nw restorantin “Karen’s Diner” punonjësit ofrojnë shërbim të keq në kundërshtim me normalen dhe mund të jenë të pasjellshëm me klientët. Edhe ushqimet hidhen para të ftuarve, por kjo konsiderohet shumë normale, madje edhe argëtuese nga ata që shkojnë në restorant. Restorantet që shërbejnë me këtë koncept tërheqin vëmendjen e shumë njerëzve, sidomos në rrjetet sociale. Restorante me konceptin e “të qenit i vrazhdë me klientët” filluan të shfaqen në vende të ndryshme.

Restoranti u krijua fillimisht në Sidnei, Australi. Motoja e tij është: “Ushqim i shkëlqyeshëm dhe shërbim i vrazhdë!”. I vetmi koncept në “Karen’s Diner” nuk është thjesht të qenit i pasjellshëm me klientin, por edhe dizajni dhe veshjet e kamerierëve pasqyrojnë restorantet e viteve 1950 në SHBA. Vitet e fundit “Karen” ka filluar të përdoret në një kuptim tjetër në SHBA dhe Angli, veçanërisht në rrjetet sociale.

Ajo ka për qëllim të përfaqësojë gra të bardha dhe agresive të moshës së mesme që bërtasin, sepse nuk mund të marrin atë që duan. Kjo është arsyeja pse punonjësit e “Karen’s Diner” po tregohen qëllimisht inatçinj dhe agresivë me klientët e tyre. Në shumicën e rasteve porositë dërgohen gabim, por të gjithë i presin me buzëqeshje për shkak të argëtimit të ambientit. E themeluar pas pandemisë, zinxhiri i restoranteve fitoi një rritje të pabesueshme prej 150 për qind vitin e kaluar, duke gjeneruar mbi 5 milionë të ardhura.