Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

“Të qenurit autentik dhe…”/Nëse do të kishte qenë banor i BBV çfarë do të kishte sjellë ndryshe Bruno Shemsho?!

Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Bruno Shemsho dhe në një lidhje telefonike Ilir Beqiri për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Brenda shtëpisë së BBV këtë edicion një nga “luftrat më të mëdha” është ajo e opinionit dhe e argumentit, a mendon Bruno Shemsho se banorët kanë një nivel të lartë të realitetit të opinoneve të tyre apo mendon se kanë një pjesë të mirë shtirje dhe jo mendime reale?

E bukura e këtij formati është që sado lojtar të jesh në vetvete dhe do të fitosh këtë lloj edicioni përsëri herët apo vonë do të dalësh tek vetja dhe në orgjinë prandaj është ‘reality show’. 

A do ta kishte provuar “Big Brother VIP” si eksperiencë Bruno?

Po, pse jo? Me gjithë qejf. 

Nëse do të kishte qenë banor i këtij edicioni çfarë mendon ish-konkurrenti i “Për’Puthen” se do të kishte sjellë ndryshe ose diçka që e shikon si publik që mungon?

Unë mendoj se si karakter jam mix. Mund ta bazoj veten me disa atribute në personazhe të ndryshëm në edicione të ndryshëm. Do të sillja më realitet, më me këmbë në tokë, më lojë dhe sfida edhe të qenurit autentik është diçka që nuk e ndaloj dot edhe nëse do të më duhej të luaja do të luaja me origjinalitet.