Bota

Të shtëna me armë në Denver, 4 viktima mes të cilëve edhe autori i dyshuar

Të shtënat me armë në zonën e metrosë së Denverit shkaktuan disa persona të vdekur dhe një oficer policie të plagosur.

Sipas mediave të huaja, policia amerikane konfirmon se janë të paktën katër persona të vdekur dhe autori i dyshuar është gjithashtu i vdekur.

“Janë katër zona të rëndësishme ku ndodhën të shtënat me armë zjarri, në qytet dhe në qarkun e Denverit”, tha shefi i policisë së Denverit, Paul Pazen.

Të shtënat e para nisën pak pas orës 17:00, kur tre persona u qëlluan, duke lënë të vdekur dy gra dhe një burrë të plagosur.

Një burrë u vra në një vend të dytë dhe në një zone të tretë u shkrepën të shtënat, por nuk u raportua për të lënduar.