Celebrities Gossip Showbiz

Teksa po përflitet për mashtrim dhe marrëdhënie seksuale me të mitur, Ledri Vula publikon foto me Gjikon nga aeroporti!

Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Mirëpo, ditën e sotme në media po qarkullon një vendim gjykate që duket se e përfshin reperin në një akuzë më shumë se të rëndë.

Bëhet fjalë për mashtrim të një të miture duke e gënjyer se do ta bënte këngëtare dhe pjesë të spoteve të tij dhe kundrejt kësaj ai ka abuzuar seksualisht me të miturën dhe madje duke e droguar me substanca narkotike. Ende nuk kemi patur asnjë reagim nga këngëtari apo çfarë po ndodh me këtë vendim gjykate, megjithatë disa orë më parë Ledri na ka zbuluar se ndodhet së bashku me të në aeroport pasi Gjiko do të mbajë sonte një koncert në Zyrih.

Kështu Ledri ndoshta me nënkuptim na ka treguar se çfarëdo përflitet për mikun e tij janë thjesht thashetheme dhe ka treguar mbështetjen e tij pasi ata vazhdojnë të kenë një miqësi të mirë.

Ende nuk kemi asnjë reagim nga vetë Gjiko, Elita apo njerëz të afërm të tij, megjithatë urojmë që gjithë kjo të mos jetë e vërtetë.

Së fundmi, i pranishëm në një intervistë, Gjiko na ka zbuluar disa data shumë të rëndësishme për të, ku njëra prej tyre ishte gusht 2017, për të cilën ai ka treguar se ka patur një aksident shumë të rëndë ku mund të kishte humbur jetën.

Në këtë aksident me makinë, ai kishte qenë së bashku me stafin e tij rrugës për në Shëngjin dhe automjeti në të cilin ai ndodhej po lëvizte me 258 kilometra në orë teksa ata po bënin dhe video.