Celebrities Design Gossip Showbiz

Tentoi por dështoi 2 herë, Robbie Williams më në fund shet rezidencën e tij luksoze!

Këngëtari i famshëm i muzikës pop Robbie Williams ka arritur më në fund të shesë kompleksin luksoz të banimit të tij në Wiltshire. Ylli i hitit “Feel” është detyruar pas kërkesave të shumta për të zbritur çmimin e pronës luksoze që e bleu në vitin 2009. Ai nuk pranonte të shiste kompleksin për më pak se 9.7 milionë euro.

Williams e kishte nxjerrë kompleksin luksoz edhe 2 herë të tjera në shitje, por kishte dështuar. Pas këmbënguljeve të agjentëve të pasurive të paluajtshme, pronës i është vendosur çmimi prej 8.1 milionë euro, dhe arriti të shitej. Kompleksi i mrekulleshëm ndodhet në një nga zonat më të vizituara të Mbretërisë së Bashkuar nga turistët e huaj.

Rikujtojmë se vite më parë këngëtari i grupit “Take That”, bëri një deklaratë shokuese duke thënë se jo vetëm që beson tek alienët por se ata e kanë rrëmbyer dhe kanë komunikuar me të në lidhje të ardhmen e njerëzimit. Megjithëse kjo teori e tij u konsiderua qesharake nga publiku, më pas ai vijoi me të tjera duke thënë se shtëpia e tij është e pushtuar nga fantazmat.

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë këngëtari famëkeq pranoi për herë të parë se këto fjalë janë thënë në një periudhë ku ai ka qenë nën varësinë e substancave narkotike si edhe alkoolit. Edhe pse ka qenë disa herë në rehabilitim duket se për këngëtarin ishte më e vështirë të shkëputej nga këto varësi të cilat shpeshherë i kanë shkaktuar shumë probleme gjatë karrierës së tij. Vlen të përmendim se para disa kohëve Robbie tërhoqi vëmendjen duke u shndërruar si kryeministri britanik, Boris Johnson, në videoklipin e ri “Can’t Stop Christmas”.