Showbiz

Tenton vetëvrasjen por Paris Jackson mohon sërish aktin

Vajza e këngëtarit të ndjerë legjendar Michal Jackson, Paris mëngjesin e ditës së djeshme mendohet se tentoi sërish të vetëvritej.

Burime pranë saj kanë konfirmuar për “TMZ” dhe “Daily Mail” se modelja ka tentuar të presë sërish damarët e saj por i dashuri ka lajmëruar menjëherë urgjencën.

Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe fqinjët e saj në Los Angeles, por vetë autorja e këtij akti e ka mohuar. Vetëm pak orë më vonë ajo u pa duke shëtitur me të dashurin e saj pasi shkroi në rrjetin social Twitter se e gjitha kjo është një gënjeshtër e madhe e medias.

Mendohet se tentativa për vetëvrasje nga ana e Paris vjen pas akuzave të rënda që i janë bërë babait të saj për abuzime sekuale me të mitur gjatë karrierës së tij.

Kjo nuk është hera e parë që ajo përpiqet t’i japë fund jetës së saj pasi ka pranuar edhe publikisht se vuan nga depresioni.