Aktualitet

Tentuan të korruptojnë policët për të shmangur gjobat, shkon në 67 numri i shkelësve

Numri i drejtuesve të automjeteve, të cilët kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e gjobave shkon në 67.

Gjatë kontrolleve parandaluese, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, në rrugën “Dritan Hoxha” kanë ndaluar automjetin me drejtues Sh. Sh., pasi po përdorte aparatin celular dhe nuk kishte vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e gjobës, ai ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë parash.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.