Celebrities Gossip Showbiz

“Tërhiqi mbrapsht fjalët…”/ Debat i ashpër mes Balina Bodinakut dhe Meridianit pas largimit nga shtëpia!

Big Brother Vip Albania” është një nga programet televizive më të ndjekura të momentit, me një shikueshmëri shumë të lartë. Në vetëm pak kohë, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, fituan zemrat e publikut dhe u kthyen në qendër të vëmendjes mediatike.

Mbrëmjen e djeshme pas eliminimit menjëherë sapo ish-banori Meridian Ramçaj ka mbërritur në studion e “Big Brother Vip”, ku edhe ka debatuar me opinionisten e spektaklit, Balina Bodinaku. E gjitha erdhi si shkak pasi ajo komentoi lojën e Meridianit si “goditje poshtë brezit” dhe si jo të drejtë, pasi ka sjellë informacione nga jashtë dhe duke i thënë se ka gënjyer.

Nga ana tjetër Meridiani tha se është i drejtpërdrejtë, ndërsa ajo e ndryshon mendimin shpesh. Ai gjithashtu përmendi faktin se Tirana është e vogël dhe se nuk bëhet dot lëpirës e shoku i saj.

Balina: Ti ke luajtur me rregulla që nuk i pranon loja.

Meridiani: Cili është ky rregull?

Balina: Që ti të luash me informacione nga jashtë dhe e dyta ato informacione t’i serirësh në mënyrë jo korrekte. E para që më vjen në mendje është që sapo ke hyrë i ke thënë Donaldit që atje jashtë mendojnë se ti je Donaldi i Borës.

Meridiani: Pse nuk është e vërtetë kjo?

Balina: Kush janë të gjithë Meridian? Jam unë të gjithë? Është Arbana? Apo janë njërëzit e shtëpisë tënde? Kjo ështe tendencioze.

Meridiani: Ka qenë dhe Semi, i kam thënë dua të të njoh si Donal Veshaj dhe jo si Donaldi i Borës siç përflitet

Balina: Ti nuk je aq naiv, je shumë i zgjuar

Meridiani: Ti quan mungesë korrektese këtë dhe nuk ka qenë jo korrekte përmendja e familjes së Ilirt, siç është goca dhe gruaja

Balina: Atë e kam thënë , je i pasaktë, po gënjën, Unë kam thënë është jo etike.

Meridiani: Është shumë e ulët të më thuash mua po gënjën, nga ti nuk e prisja. E ke ti këtë. Edhe Fifin e godite dhe u pendove. Këtë fjalën gënjen tërhiqe mbrapsht, te unë nuk të shkon.

Gjithashtu Meridiani pati përplasje dhe me Semin, e cila e akuzoi se destabilizoi lojën e Donaldit duke i thënë që njihet si Donaldi i Borës dhe kur ai u lidh me Triksën, Meridiani preferoi t’i tregonte se sa gjigante dhe e bukur ka qenë takimi i tij me Borën jashtë.