Aktualitet Travel

“The Sun” për Plazhin e Pasqyrave: Mahnit me ujërat bruz, e thonë dhe studimet!

Sipas të përditshmes britanike, “The Sun”, një studim i ri zbuloi se Plazhi i Pasqyrave në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar dhe plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.

Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës e Ksamilit dhe është një prej më të lakmuarëve në detin Jon. Ai konsiderohet pikë kryesore e vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët. Plazhi gjendet në Sarandë, në bregun jugor të vendit e njihet si kryeqyteti i Rivierës Shqiptare.

Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri. Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke ju dhënë mundësinë të pushoni e të ndiheni të lirë. Për më tepër, bregu i detit është mahnitës e nuk do t’ju besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur. Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë kushton rreth 18 euro.

Ndërkaq, sipas revistës franceze të udhëtimeve “Yourtopia”, “Shqipëria shquhet për ndërthurjen unike të plazheve parajsore dhe trashëgimisë së pasur historike, të gjitha me kosto të ulët”. Ky vend ofron një shumëllojshmëri destinacionesh që premtojnë eksperiencë të paharrueshme për udhëtarët që kërkojnë bregdetin dhe aventurat kulturore.

Riviera Shqiptare 

Riviera Shqiptare që shtrihet nga Vlora në Ksamil është e mbushur me gjire që të lënë pa frymë. Ky rajon ofron një mjedis të qetë pushimesh, larg turmave masive, të zakonshme në rivierat më të njohura europiane, me të njëjtën bukuri natyrore mahnitëse. Por, këtu i gjeni me kosto më të ulët.

Zbulimi i Butrintit – Një udhëtim në histori

Butrinti një qendër kulturore e rëndësishme që nga koha e grekëve, romakëve, bizantinëve, venecianëve dhe osmanëve të lashtë, shpesh konsiderohet si mikrokozmosi i përsosur i historisë së Mesdheut. Vendi arkeologjik ofron një pasqyrë magjepsëse në disa epoka historike. Vizitorët mund të eksplorojnë amfiteatrin antik, një agora dhe mbetje të tjera që dëshmojnë për madhështinë e kaluar të këtij rajoni.

Kjo histori e pasur, e kombinuar me plazhet e pacënuara të ishujve të Ksamilit dhe trashëgiminë osmane të ruajtur në qytetet e Beratit e Gjirokastrës, e bën Shqipërinë një destinacion tërheqës për adhuruesit e historisë e bukurive natyrore. Aty pranë ndodhen ishujt e Ksamilit, të konsideruara si “Maldivet e Shqipërisë”, të cilat ofrojnë plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta, ideale për t’u çlodhur pas një dite të gjatë eksplorimi.

Zhytuni në historinë osmane në Berat dhe Gjirokastër

Qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës janë gurë të çmuar të arkitekturës osmane, pasi i kanë shpëtuar shkatërrimit gjatë epokës komuniste. Berati, me shtëpitë e tij kodrinore të zbukuruara me një mijë dritare dhe Gjirokastra, e dominuar nga kështjella e shekullit të XII, ofrojnë një pasqyrë unike të jetës nën drejtimin e Perandorisë Osmane. Një udhëtim në këto dy qytete është i domosdoshëm për udhëtarët që kërkojnë të kuptojnë historinë komplekse të Shqipërisë.

Këshilla për udhëtimin tuaj

Për një qëndrim të këndshëm, akomodohuni në “Blue Eye Hotel” në Ksamil, ku tarifat fillojnë nga 50 euro për natë. Për të vizituar Beratin dhe Gjirokastrën, ndiqni turnetë dyditore dhe eksploroni historinë dhe kulturën vendase.