#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi: A do të martohet vërtetë Niko Komani?!

Stilisti i njohur dhe shumë i dashur i publikut, Niko Komani rikthehet plot energji në #thuajemepepsi.

Teksa ka folur për punën e tij të palodhshme në muajt e fundit, ai nuk la pa përmendur faktin se shumë shpejt mund të lidhë kurorë.

Pak javë më parë Niko ka dhënë një intervistë ku tha se është dobësuar pasi ka rënë në dashuri dhe në fund të vitit mund të ecë drejt altarit.

Nuk ishte e qartë nëse stilisti po bënte shaka në atë moment por për mikrofonin e #thuajemepepsi ai u shpreh se ska pse të presë më shumë, së shpejti do të kemi dasëm.

Sa i përket ceremonisë ai zbuloi se të ftuarit nuk mund të postojnë foto nga dasma, aq më pak duke shfaqur çiftin. Fotot e dasmës ata mund t’i publikojnë disa ditë më vonë.