#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Altin Çelmeta: “Pushimet në punë por i lumtur”

Fotografi Altin Çelmeta i’u bashkua Dojnës episodin e sotëm për të bashkëprezantuar #thuajemepepsi.

Edhe pse nuk ishte eksperienca e parë për të në radio, kjo e sotmja ishte një ndër më të veçantat për Altinin jo vetëm për energjinë pozitive që ky program ofron por edhe për ndërveprimin me publikun dhe telefonuesit.

Teksa po na tregonte për punën e tij si fotograf ai theksoi kjo verë nuk ka rezervuar pushime për të, përkundrazi do të jetë shumë i ngarkuar me punë dhe evente të ndryshme që do të organizohen gjatë këtyre 3 muajve.

E ndërsa të gjithë presin me padurim pushimet për të shkuar në plazh apo për të udhëtuar, Altini u shpreh që është shumë i lumtur që do të punojë.

Ai na rrëfeu se e dashuron fotografinë, dhe të kapësh çaste të lumtura të njerëzve i jep një kënaqësi të veçantë e në fund të ditës ndihet se ka ndërthurur në mënyrën e duhur punën dhe pushimet.