#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Delinda Zhupa: “Do të bëja skena intime për ekran”

Sollëm sot në #thuajemepepsi aktoren e famshme dhe shumë të dashur për publikun shqiptar Delinda Zhupa, që njihet për rolet komike të psikologes dhe Fotinisë në “Portokalli”.

Megjithëse sypatrembur në ekran, Delinda shfaqi shumë emocion teksa intervistohej në radio. Ajo foli gjatë për karrierën e saj si aktore, djalin e vogël si dhe për sezonin e ardhshëm të “Portokalli-së” që do të nisë në muajin mars.

Duke marrë shkas edhe nga diskutimet në ‘Pop Culture’ ku Neritan Liçaj tregoi për kushtet në të cilat gjenden aktorët shqiptarë por edhe për teatrin, Delinda u ndal për të bërë një analizë të shkurtër për mënyrën se si i ofrohet një aktori një rol i caktuar.

Nuk është anashkaluar as filmi shqiptar që sipas saj ende nuk është në nivelin e cilësinë e duhur. Sa i përket skenave të nxehta seksuale për shumë aktorë shqiptarë ato ende mbeten të vështira për t’u realizuar për shkak të mentalitetit që është rrënjosur në kulturën tonë.

E pyetur nëse ajo do të pranonte të bënte skena erotike për një film, Delinda është përgjigjur me ‘po’ vetëm nëse i ofrohen kushtet e duhura dhe një rol potencial. “Nëse një skenë erotike apo një puthje është e justifikuar dhe personazhi im është me baza dhe ka karakter të plotësuar atëherë nuk përbën problem realizimi i këtyre skenave”– ka treguar aktorja duke shtuar se ky rol duhet justifikuar edhe në aspektin monetar.