#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE, Marsela Çibukaj lançon ‘hitin më të ri!

Kjo e hënë në #thuajemepepsi nisi me energji ku e ftuar ishte këngëtarja simpatike Marsela Çibukaj e cila përcolli
shumë humor tek dëgjuesit.

Shpeshherë ajo është pyetur se kur do të publikojë një këngë ‘hit’ në mënyrë që të korrë sa më shumë sukses në
industrinë muzikore dhe mesa duket momenti ka ardhur.

Eksklivisht në Top Albania Radio për #thuajemepepsi Marsela lançoi këngën e saj të titulluar “atatata’. Kjo prurje,
krijuar nga “Tull Production” mbart një mesazh të fortë për të gjithë ata pseudokëngëtarë që mendojnë se prodhojnë
vetëm ‘hite’.

Ky lançim i ri i saj transmeton nota ironie për të gjithë ata këngëtarë shqiptarë të cilët mendojnë se krijojnë art me këngë që sapo lançohen në treg ku kategorizohen si ‘hite’ dhe marrin një famë të jashtëzakonshme. Për Marselën këngë të tilla nuk quhen hite por pseudohite.

Ajo gjithashtu po përgatitet për krijim e klipit të ‘atatata’ i cili, ashtu sikurse teksi, do të thumbojë
modelin klasik të këngëtarëve shqiptarë.