#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, EKSKLUZIVE: Xheni e BB9 shpjegon arsyet e ndarjes nga Benardi!

Xheni Mhillaj, ish banorja e Big Brother 9 është bërë pjesë sot e episodit të dytë të #thuajemepepsi. Xheni e cila momentalisht ndodhet tek familja e saj në Itali u bë pjesë e programit nëpërmjet një lidhjeje telefonike ku foli hapur për ndarjen e saj nga Benardi.

Ata ishin një ndër çiftet më simpatikë që konsoliduan lidhjen e tyre në Big Brother Albania por si shumë personazhe të tjera publike, lidhjes së tyre i erdhi fundi.

Ajo ka treguar se ka rreth 2 muaj që ata janë ndarë dhe nuk janë takuar më që nga ajo kohë. Vendimin për tu ndarë e mori Xheni pasi mes tyre pasioni dhe dashuria u shuan. Ish banorja ka shpjeguar se nuk ndihej më e dëshiruar nga partneri i saj pasi, sipas Xhenit, Benardi po sillej si fëmijë dhe i kishte ‘hipur vetja në qejf’.

“Mes meje dhe Benardit nuk ka më rikthim. Karakteret tonë nuk përputheshin dhe kur kuptova që marrdhënia jonë po ftohej, vendosa të largohesha” -ka treguar ajo duke shtuar se është single dhe e lumtur.

Xheni ka mbyllur shpjegimin e saj duke thënë se ajo dhe Benardi u lidhën pa e njohur mirë njëri-tjerin ndërkohë që ky i fundit nuk ishte gati për një lidhje serioze.