#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Elena Lika zbulon përse është shkëputur nga modelingu

Modelja e famshme Elena Lika u bë sot pjesë e episodit të 38-të të #thuajemepepsi.

Bukuroshja rrëfeu detaje e këshilla për të gjitha vajzat e reja të cilat aspirojnë të bëhen modele. Sipas saj, kohët e fundit kushtet dhe pagesat për një modele të re janë përmirësuar që nga koha kur vetë Elena u bë pjesë e kësaj bote.

Ajo zbuloi se pagesa më e ulët që ka marrë në fillimet e saj ishte vetëm 5000 lekë të reja ndërsa ajo më e larta kapte shifrat e 1000 eurove. Ndërsa sot, modelet paguhen më tepër se kaq.

Rreth 8 vite duke punuar si modele, Elena tregoi se më në fund ka ardhur koha që ajo të shkëputet dhe të nisë një tjetër kapitull në jetën e saj profesionale.

Për të, të punuarit si modele është diçka që e ka ezauruar dhe tashmë është në hapat e parë të gazetarisë, për të cilën ajo ka përfunduar edhe studimet.

Edhe pse të jesh një modele kaq e famshme dhe e kërkuar vazhdon të jetë një mundësi shumë e bukur, Elena nuk mjaftohet me këto të ardhura aq më tepër pasi të arrijë tek të 30-at.