#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Evi Reçi; “Ja çfarë më tërheq më shumë tek një mashkull”

E ftuara e kësaj puntate në #thuajemepepsi ishte këngëtarja simaptike Evi Reçi e cila ka bashkëprezantuar përreth një ore krah Dojna Memës.

Evi e cila momentalisht punon edhe si spikere në radio “Fiezola” në itali ka treguar edhe sesi e ka fituar këtë pozicion pune. Këngëtarja është shprehur për dëgjuesit e emisionit se fillimisht i është kërkuar të bëjë një audicion si spikere ku është spikatur edhe për faktin se është këngëtare. 6 muaj pas këtij edicioni ajo u pranua në radion italiane ku së bashku me dy bashkëprezantues komik drejton tashmë një emision.

Edhe pse nuk ishte pjesë e temës ajo është pyetur se çfarë tipari apo elementi e tërheq atë tek një mashkull. Evi pa u menduar gjatë tregoi se nëse një mashkull di të flasi e të artikulojë rrjedhshëm mjafton, duke anashkaluar pjesën e pamjes.