#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Jonida Maliqi përballet me Ervin Kurtin: “Pse nuk më ke ftuar asnjëherë në Top Show Magazine?”

Si gjithmonë nuk kanë munguar lojrat dhe të qeshurat në #thuajemepepsi. Këtë herë Jonida dhe Dojna vendosën t’i bëjnë një rreng ‘live’ moderatorit Ervin Kurti për ta pyetur pse ai nuk e ka ftuar asnjëherë mikeshën e tij në “Top Show Magazine”.

Ervini i cili ishte në një takim pune nuk ja kishte idenë që ndodhej ‘live’ në emision dhe nisi t’i përgjigjej me shumë seriozitet pyetjes së Jonidës. Këngëtarja i ka treguar se është prekur dhe i ka ngelur hatri që nuk është ftuar asnjëherë në emisionin e tij ndërkohë që po përpiqej të mbante të qeshurën.

“Mua më kanë thënë që të të ftoj disa herë për të folur për jetën tënde private por kam menduar se ti kishe nevojë për kohën tënde”-edhe pse Ervini ende po jepte shpjegimin e tij ai është ndërprerë nga vajzat të cilat i treguan që kjo ishte thjeshtë një lojë.

Ervin Kurti është shprehur se u ndje i turpëruar por megjithatë ai, Jonida dhe Dojna kanë qeshur me të madhe gjithashtu duke e falenderuar atë për faktin që nuk tha ndonjë gjë që nuk duhej.