#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kastro Zizo kthehet pas në kohë, tregon sesi e shprehte dashurinë në adoleshencë…

Kastro Zizo u bë sot pjesë e #thuajemepepsi dhe nëse na keni ndjekur ‘live’ apo në Instragam jemi të sigurt se ai ju ka argëtuar me humorin dhe batutat e tij.

Këngëtari duke diskutuar temës së ditës së bashku me publikun dhe moderatoren e emisionit ka treguar me shumë humor sesi e shprehte dashurinë apo simpatinë për një vajzë në moshën e adoleshencës.

Ai ka theksuar se vite më parë për t’i shrpehur një vajze dashurinë duhet të shkoje ta kërkoje dhe t’i flisje përballë ndryshe nga sot ku çdo ndjenjë në të shumtën e rasteve shprehet nëpërmjet mesazheve.

Kastro duke qeshur ka treguar se nëse doje t’i thoje një vajze ‘të kam qejf’, fillimisht duhet të merrje shokun e ngushtë me vete për suport moral më pas të takojë vajzën e ëndrrave të tua dhe t’i thoje…’o goce ç’kemi, unë kam ndjenja për ty, po ti për mua?’.

Pas kësaj fraze në dukje e vështirë për t’u thënë duket se për Kastron, gjërat asokohe merrin rrjedhë pozitive, të paktën kështu ka treguar ai, i buzëqeshur!