#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Kelvi Kadilli nuk trembet, së shpejti vjen me një tjetër projekt muzikor

Ka vetëm 3 ditë që është publikuar projekti muzikor i moderatorit të “Pop Culture”, Kelvi Kadilli dhe tashmë është epiqendra e portaleve dhe lajmeve rozë.

“Vajzat e Fshatit” titullohet prurja e tij e cila është shumë ritmike, një këngë vere që thumbon të gjitha vajzat që shtiren si dikush që nuk janë dhe që me pretendimet e tyre të pamundura mendojnë se mund të jetojnë një jetë luksoze por në fakt është krejt e kundërta.

Kjo këngë e cila gjithashtu pritet të bëhet pjesë e “The Top List”, është komentuar shumë nga publiku dhe nga ajo pjesë e njerëzve që e kanë keqkuptuar apo nuk i kanë kuptuar fare rreshtat e sarkazmës së saj.

Mes komenteve të shumta negative që i lexuam live në #thuajemepepsi duket se Kelvi jo vetëm që nuk është ndjerë keq apo demoralizuar por tregoi se ai ka tendencën të bëjë gjëra që shqiptarëve nuk j’ua lejon mentaliteti.

Kjo këngë i doli nga shpirti dhe ka punuar shumë për ta realizuar për këtë arsye shumë shpejt ai do të bëjë një tjetër hit. Kelvi na zbuloi se momentalisht po punon për një tjetër projekt muzikor që do të lançohet së shpejti ku ashtu si “Vajzat e Fshatit”, ironia e thumbimet nuk do të mungojnë.