Celebrities Pardon My French Showbiz

Kelvi Kadilli: “Kam shumë emocione për Festivalin e Këngës, është kulmi i karrierës sime”!

Kelvi Kadilli ishte i ftuar ditën e sotme në “Pardon My French”, ku nën moderimin e Elona Duro ai u shpreh për Festivalin e Këngës, në të cilin ai vetë do të jetë një nga katër prezantuesit. Kelvi gjithashtu zbuloi si e priti ftesën për të prezantuar këtë event kaq të rëndësishëm për vendin tonë. Duke vënë në dukje faktin se eventet nuk priten sot njësoj si dikur, ai tregoi pse është kaq entuziast që do të prezantojë Festivalin e Këngës.

Ishte ‘po’ e prerë. Festivali i Këngës ishte një nga ato eventet që e kam pritur që fëmijë me shumë dëshirë. Duket se me zhvillimin teknologjik nuk pritet si dikur, por dua që këtë vit të vijë ajo fryma që njerëzit e duan shumë…

Teksa të ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishin që të katërt prezantuesit e Festivalit të Këngës, Isli Islami, Xhemi Shehu, Jonida Maliqi, Kelvi u shpreh si e priti bashkëpunimin me ta, por edhe me këdo që është pas kamerave, por që ka dhënë kontributin e vetë në mënyrë që çdo grimcë e këtij eventi të jetë special.

Këta njerëz kanë qenë një nga arsyet pse më kanë bërë të jem entuziast për këtë event…

Me fjalë shumë emocionuese është shprehur ai gjithashtu për prezantimin e Festivalit, duke treguar mirënjohjen që ndjen për mundësinë që i është dhënë, por edhe për faktin se është krenar.

Është gjëja e parë e madhe e këtij lloji. Kam shumë emocione, është kulmi i karrierës sime. Jam rritur duke e parë Festivalin e Këngës…