#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, këngëtarja flet për herë të parë për rolin e trajneres në “The Voice Kids”

Pas një periudhe të gjatë shkëputjeje nga ekrani dhe bota e televizionit, Eneda Tarifa rikthehet me një rol shumë të rëndësishem, atë të një prej trajnerëve në spektaklin që pritet të startojë së shpejti në Top Channel, “The Voice Kids”.

Këngëtarja është shprehur shumë e emocionuar mbi këtë risi që do të përfaqësojë dhe në të njejtën kohë e frikësuar pasi do të vendosë mbi fatin e qënieve kaq të brishta si fëmijët e vëgjel.

Ajo ka treguar se të qënit trajnere është një përgjegjsi e madhe mbi shpatulla sepse shpeshherë detyrohesh të marrësh vendime të ashpra të cilat janë të pashmangshme në një kompeticion. Eneda është e gatshme t’u qëndrojë afër vogëlushëve pjesmarrës jo vetëm si trajnere por edhe si mbështetje morale e shpirtërore pasi fëmijët e vegjël janë shumë të ndjeshëm kundrejt eksperiencave si “The Voice”.

Eneda Tarifa ka mbyllur argumentat e saj duke shtuar se një nga emocionet më të mëdha që pret me ankth të përjetojë është gjetja e zërit më të mirë të fëmijëve shqiptarë.