Gazetarja Kilda Hysenbegasi ishte e ftuara e radhës në #thuajemepepsi e cila u shpreh shumë e emocionuar për projektet e reja në karrierën e saj.
Edhe pse vendosi të mos ndajë detaje pasi pret nisjen e sezonit televiziv në shtator, ajo rrëfeu se publiku do ta shohë në një tjeter televizion megjithëse profilin e saj nuk ka ndërmend ta ndryshojë.
Kilda do të jetë sërish mes vip-ave dhe sa u përket këtyre të fundit ka një marrëdhënie mjaft profesionale. E pyetur se cilët personazhe i konsideron vërtetë vip-a në Shqipëri, ajo tregoi se ata të cilët i përkasin fushës së muzikës apo aktrimit janë të gjithë të tillë.
Sakaq, gazetarja veçoi Luana Vjollcën, Ledri Vulën dhe Flori Mumajesin.