#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, në nëntor përgatituni për dasmën e Danjelit dhe Fotinisë…

Mesa duket, fituesit e edicionit të 9-të të ‘Big Brother Albania’ ende ruajnë disa surpriza të tjera për fansat e tyre të zjarrtë.

Ashtu siç ruajnë me fanatizëm daljet në ekran, Danjeli dhe Fotini kanë ruajtur në fshehtësi një vendim të rëndësishëm në jetën e tyre, të cilën e bënë publike për herë të parë në #thuajemepepsi.

Tashmë që vera përfundoi bashkë me vrullin e famës së tyre ata janë gati t’i shtrohen seriozisht jetës  private e familjare dhe të krijojnë historinë e tyre perfekte të dashurisë, ashtu siç ndodh vetëm në përralla.

Çifti ka konfirmuar se shumë shpejt do të nisin përgatitjet për një dasmë madhështore në muajin nëntor. Edhe pse ata u martuan zyrtarisht brenda shtëpisë së ‘Big Brother’, kjo ceremoni e dytë shkon për familjarët dhe miqtë e tyre të ngushtë që nuk mundën të ishin të pranishëm herën e parë kur Danjeli dhe Fotinia i thanë njëri-tjetrit ‘po’.