#thuajmepepsi Lifestyle

#thuajemepepsi, Niko Komani jep këshillat e tij mbi trendet verore

I ftuar si bashkëprezantues ditën e sotme në #thuajemepepsi ishte stilisti i famshëm Niko Komani ku së bashku me Dojna Memën por edhe me dëgjuesit kanë folur mbi trendet më të pëlqyera të veshjeve të kësaj vere. I emocionuar mbi këtë fakt Niko ka hyrë menjëherë në temë duke këshilluar vajzat se çfarë veshjesh dhe aksesorësh duhet të kenë në gardarobën e tyre për tu dukur sa më stil.

Veshjet me rrjetë janë të parat që ai ka përmendur pasi janë të thjeshta për tu kombinuar e mund të përdoren si në plazh ashtu edhe në jetën e përditshme. Printet janë një tjetër trend që gjithësecili nga ju mund ta gjejë në bluza, xhinse apo aksesorë si çantat. Copat ‘metalizato’ dhe ato ‘gold’ janë dy trende mjaft të njohura të cilat janë prezantuar për herë të parë nga yjet e Hollywood por që sipas Nikos i përkasin stinës së dimrit.

Sa i përket shapkave të famshme me push të cilat preferohen nga çdo vajzë ai tregon se moda e tyre është një ndër të preferuarat e tij edhe pse shpeshherë mund të mos jenë komode. Nëse doni të dukeni gjithmonë të kompletuar në look-un tuaj atëherë mjafton të hidhni mbi shpinë një çantë shkolle të personalizuar, qoftë me xixa, temina apo lëkurë.